MENU

Provojeni!

Vaj kokosi çdo ditë dhe vëreni çfarë do i ndodhë trupit

18.09.2019 - 17:35

Ju mund të keni lexuar pafund për disa nga përfitimet e mahnitshme të vajit të kokosit, por një përfitim shëndetësor mund të jetë i ri për ju.

Rezulton se vaji i arrës së kokosit mund të ndihmojë në rregullimin e problemeve me tiroiden si hipotiroidizëm. Kjo gjendje ndodh kur gjëndra tiroide nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hormone, në mënyrë që trupi të mirëfunksionojë. Në këto kushte funksionet e trupit ngadalësohen, përfshirë metabolizmin.

Përfitimet e vajit të kokosit për problemet e tiroides rrjedhin nga acidet yndyrore unike. Acidi Lauric dhe ai capric, një lloj i triglicerideve që gjendet në këtë vaj, ka veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe antimikrobiale.

  • Si ta përdorni vajin e kokosit?

Për problemet që lidhen me hipotiroidizmin, përdorni vaj ekstra të virgjër kokosi. Rreth 1 lugë gjelle mund të konsumohet çdo ditë. Provoni të shtoni vajin ekstra të virgjër në çaj, kafe ose qumësht, duke e shtuar atë në smoothies ose duke e tretur atë mbi një sallatë.

Vaji i kokosit mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e problemeve të mëposhtme, shpesh të lidhura me një tiroide nën-aktive:

  • 1. Ndihmon në humbjen e peshës

Shtimi i pashpjegueshëm i peshës është një nga shenjat më të zakonshmet. Humbja e peshës shndërrohet në një mision gati të pamundur për ata që vuajnë nga një tiroide jo aktive, sepse hormonet tiroide kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në metabolizmin e trupit. Një studim i botuar në Journal of Nutrition tregoi se trigliceridet kanë një efekt më të madh ngopës, i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e përshpejtimin e humbjes së peshës.

  • 2. Rrit metabolizmin

Një tiroide nënvepruese mund të jetë shkaktare e lodhjes kronike, duke shteruar gjithë energjitë tuaja. Acidet yndyrore në vajin e arrës së kokosit janë në gjendje të hyjnë në mitokondri për të ndihmuar yndyrnat të kthehen në energji dhe të forcojnë metabolizmin. Acidi laurik në vajin e kokosit shndërrohet në monolaurinë, e cila përmirëson metabolizmin, si dhe sistemin imunitar.

  • 3. Lufton Inflamacionin

Ata që vuajnë nga çrregullimi i tiroides shpesh përjetojnë dhimbje të muskujve dhe nyjeve për shkak të inflamacionit nga nivelet e pabalancuara të hormoneve. Vaji i arrës së kokosit lufton inflamacionin dhe ndihmon në riparimin e indeve.

  • 4. Lehtëson kapsllëkun

Niveli i ulët i hormoneve ngadalësojnë funksionet e trupit, përfshirë traktin tretës e zorrët. Kjo gjendje gjithashtu dobëson kontraktimin e muskujve, duke çuar në kapsllëk. Acidet yndyrore sigurojnë energjinë e nevojshme nga qelizat e zorrëve për të stimuluar lëvizjet e zorrëve, dhe vaji i kokosit funksionon si një laksativ natyral për të ndihmuar funksionet tretëse.

  • 5. Parandalon humbjen e flokëve

Një çrregullim i tiroides mund të ndikojë në shumë pjesë të trupit, duke përfshirë gjëndrat e flokëve. Acidi laurik në vajin e arrës së kokosit është në gjendje t’i sigurojë flokëve proteinat që i duhen për t’u rritur të shëndetshëm dhe të fort.