MENU
klinika

Trajneri i Barçës i 'hedh benzinë zjarrit'

Valverde pa doreza: S’më ‘plas’ nëse Messi largohet!

16.09.2019 - 18:04

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde në një konferencë për shtyp preku temat më interesante për skuadrën.

A ka përçarje mes Messit dhe klubit? “E gjithë bota e shikon atë dhe e interpreton, e shikojnë me dylbi. Mos i jepni shumë rëndësi”.

Rikthimi i Messit? “Në fillim u duk si një pushim i shkurtër. Me pas plaga u hap dhe tani po e merr më ngadalë rikuperimin. Nuk e di se kur do të kthehet. Nuk e di nëse do jetë të martën, ndoshta më vonë. Për të martën është e vështirë, s’dua të krijoj pritshmëri”.

Neymar: “Akoma s’ka mbaruar kjo? Ai është një lojtar i madh në një skuadër tjetër. Të flasësh për këto gjëra dëmton klubin. Nuk më pëlqen ta bëj këtë gjë.”

Dua të qëndroj, por të fitoj, kërcënim nga Messi? “ Nuk më intereson aspak se ai mund të largohet, Të gjithë vendosin për të ardhmen e tyre, pasi edhe klubi vendos. Unë ua kam thënë se ju shpesh doni të shikoni më shumë gjëra nga se thoni.”

Rakitic më shumë në stol? “Jo në çdo rast. Kemi shumë lojtarë për mesin e fushës. Nëse ai nuk luan, është i njëjti lajm si Arthur, Vidal dhe Alena nuk luajnë. Këtë vit do të ketë shumë dilema për mesfushorët. Ka ardhur edhe De Jong dhe Sergi ka avancuar në qendër të mesfushës.”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN