MENU

Deklarata

Vazhdon saga ‘Tahiri’ në Apel, çfarë deklaroi Manja për ish-ministrin?

20.09.2019 - 13:15

Ulsi Manja deklaroi nga Dropulli se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka të drejtë si çdo qytetar të apelojë vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Çështja Tahiri ngelet e drejtësisë. Si çdo qytetar tjetër ka të drejtë të apelojë vendimin në të gjithë shkallët e drejtësisë”, u shpreh për çështjen ‘’Tahiri’’ kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.

Tahiri u gjet fajtor për akuzën e ‘’shpërdorimit të detyrës’’ gjatë kohës që ushtronte funksionin e Ministrit të Brendshëm.

Treshja e gjyqtarëve: Ardit Mustafaj, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj e dënuan Tahirin me 5 vite burg, të cilat konvertohen në 3.4 vite shërbim prove. Përveç këtij ndëshkimi, ish-ministri socialist nuk duhet të ushtrojë funksione publike gjatë kohës që është në shërbim prove. Gjykata rrëzoi dy akuzat e ”trafikut të drogës” dhe ”pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’

Sot, Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi se do të apelojë vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda.