MENU
klinika

Digjen zona pyjore dhe ullishte

Vazhdon zjarri në Cakran, shkrumbohen 15 ha tokë

04.09.2019 - 21:31

Prej disa orësh vazhdon zjarri në Cakran të Fierit. Deri tani nga zjarri janë përfshirë 15 ha me pyje, ndërsa flakët janë përhapur më tej duke kaluar në zonën me ullishte të Kreshpanit.

10 forca zjarrfikëse nga Patosi dhe 20 nga Fieri kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia bashkiake dhe Emergjencat Civile të Fierit.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhe punonjësit e Drejtorisë pyjore.

Flakët për momentin mësohet se ndodhen nën kontroll.