MENU
klinika

Detyrim ligjor

Vendimi për Tahirin/ Prokuroria nuk bie dakord: Do ta apelojmë!

20.09.2019 - 12:21

Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar pas vendimit të dhënë një ditë më parë nga gjykata, ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria deklaron se do të apelojë vendimin, si një detyrim ligjor.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda:

Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal;

Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal;

dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal;

Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve