MENU
klinika

KLGJ shpall garën për vakancën e krijuar

Vettingu ‘dogji’ Zaganjorin dhe la një vend bosh

11.09.2019 - 17:53

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur garën për kandidatët, të cilët synojnë të plotësojnë vendin e katërt vakant në këtë institucion.

Ky vend vakant u krijua pas shkarkimit nga detyra të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.

Ai përfundoi në rrjetën e vettingut si shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë në vendin tonë. Ish-kreu i Gjykatës së Lartë  ishte emëruar  në këtë post nga jashtë sistemit gjyqësor.