MENU
klinika

Akademia Marubi

Festivali i filmit sjell 44 filma të huaj në 6 ditë

13.09.2019 - 16:01

      Akademia e filmit “Marubi”, do të kthehet në kinemanë e preferuar për qytetarët, për 6 ditë radhazi

Nga e hëna e 16 shtatorit deri të shtunën e 21 shtatorit 2019, do të zhvillohet edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Drejtor i festivalit të filmit, Kujtim Çashku, u shpreh se në këtë edicion do të sillen për herë të parë filma që janë censuruar në vendin e tyre, transmeton oranews.

 

 

 

 

Këtë vit, aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë temën: “Injoranca vret”.

Kryetari i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të drejtat e Njeriut në Shqipëri, Robert Wilton, bashkëpunëtor i këtij eventi, theksoi se kjo temë është tepër esenciale në botën e sotme.

 

 

 

 

Në edicionin e 14-të të festivalit nga qindra aplikime janë përzgjedhur 44 produksione nga e gjithë bota. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe pranë “Europe House”, Akademia e Sigurisë, COD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’