MENU

Rikthehet shpresa tek fansat

Vjen lajmi i rëndësishëm për gjendjen e Schumacher!

11.09.2019 - 18:06

Shtrimi i pilotit gjerman Michael Schumacher në një spital në Paris ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave botërore në lidhje me gjendjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1.

Asnjë foto apo informacion i saktë për gjendjen e pilotit nuk ka dalë nga familja e tij që prej dhjetorit të vitit 2013, kur ndodhi aksidenti me ski, në Alpet franceze.

E përditshmja franceze “Le Parisien” ka publikuar sot një lajm surprizë në lidhje me gjendjen e Schumacher, duke rikthyer shpresën te fansat e tij.

“Është shtruar në zonën time dhe mund t’ju siguroj që ai është i vetëdijshëm”, ka qenë informacioni që ka dhënë fshehurazi një infermier i spitalit “Georges Pompidou”, ku është shtruar gjermani.

Sipas medias franceze, infermieri punon në në zonën e kardiologjisë, ku është shtruar ish-piloti i Ferrarit dhe Mercedes.  Mësohet se në spital ka mbërritur për një vizitë Jean Todt.

Sipas planit, terapia me injektimin e qelizave staminale nga professor Philippe Menasche duhet të përfundojë sot dhe të enjtën piloti do të rikthehet në shtëpinë e tij, në Zvicër.