MENU
klinika

Vetitë shëndetësore

Zbuloni sëmundjet që lufton lajthia!

25.09.2019 - 17:12

Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar.

Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve.

Ka një kombinim të veçantë të acidit oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit, duke i mbajtur të shëndetshëm.

Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut, ndryshe- anemi.

Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është parandalimi i faktorëve që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit.

Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli, e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme.

Kështu, në qoftë se konsumojmë 25 gr. në ditë, e mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave si dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut.

Lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat B1, B2, B6 e B12, të cilat janë të pranishme tek ajo e janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për fëmijët në moshën e zhvillimit.

Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo pajis trupin me proteina. Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë.

Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë, edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega, e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit.

Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gram lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash dielli.

Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaj i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese.

Shumë mjekë distikë ju rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale lajthish në mënyrë të rregullt duke qenë se kanë tendencë të parandalojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut te një individ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video-intervistë me Anila Kalleshin

Ke kapsllëk? Rreptësisht shmangi këto ushqime