MENU

Pas disa javësh protesta

Zgjedhjet në Rusi, “test” për qëndrueshmërinë e vendit

08.09.2019 - 14:12

Rusët po votojnë sot në zgjedhjet lokale pas javësh protesta të opozitës, dhe këto zgjedhje konsiderohen “një test” për qëndrueshmërinë e vendit.

Zgjedhjet të Dielën zhvillohen një ditë pasi Moska dhe Kievi realizuan një këmbim të shumëpritur të 70 të burgosurve, një marrëveshje e konsideruar si hapi i parë drejt përfundimit të pesë viteve të konfliktit pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Zgjedhjet komunale dhe rajonale janë duke u zhvilluar në të gjithë vendin, por vëmendja më e madhe është përqendruar në votimin e parlamentit të Moskës pasi kandidatët e pavarur të mundshëm dhe mbështetësit e tyre u arrestuan dhe u burgosën.

Analistët thonë se rezultatet e votimit do të ndihmojnë në formimin e së ardhmes politike të Rusisë, pasi presidenti, Vladimir Putin, hyn në dekadën e tij të tretë në pushtet.

Javët e fundit, dhjetëra mijëra kanë marrë pjesë në protesta në Moskë duke kërkuar një votim të drejtë pasi aleatët e liderit të opozitës Alexei Navalny u ndaluan nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Autoritetet burgosën pothuajse të gjithë politikanët e opozitës që kërkonin të merrnin pjesë në votime në Moskë. Disa njerëz u burgosën gjithashtu për akuza të dhunës kundër policisë, edhe pse përkrahësit e opozitës thanë se tubimet e tyre ishin paqësore.

Rreth 7.2 milion njerëz kanë të drejtë të zgjedhin 45 ligjvënës në parlamentin e Moskës, i cili dominohet nga partia qeverisëse Rusia e Bashkuar.

Rusët po zgjedhin guvernatorë në 16 rajone, dhe zgjedhjet për asambletë legjislative po zhvillohen në 13 rajone.

Gjërat nuk po shkojnë mirë as për Putinin. Sipas sondazheve të besimit publik, në muajin maj presidenti rusk a rënë në nivelin më të ulët për 13 vjet në pushtet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Ambiciet e qarta të Putinit…

Analizë nga Project Syndicate

Ëndrrat mesjetare të Putinit…