MENU
klinika

"Rrënuan" ekonominë

Zgjerohet rrjeti i biznesmenëve që shkaktuan evazion fiskal

12.09.2019 - 14:18

Ka rënë në pranga dhe biznesmeni i 17-ë i çështjes së njohur të evazionit fiskal të 30 milionë €.

Ditën e sotme, efektivët e rendit ndaluan Agim Kolën, i cili akuzohet se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash.

Nga operacioni i luftës ndaj informalitetit janë dërguar para gjykatës 16 biznesmenë për fshehje të të ardhurave. Gjykata e Tiranë caktoi 5 ditë më parë masën e dënimit për 15 prej tyre: 9 biznesmenë janë lënë në arrest shtëpie, kurse 6 të tjerë janë dënuar me 20 ditë burg.

Aksioni anti-informalitet do të vazhdojë dhe në ditët e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje nga skema mashtrimit me TVSH

15 biznesmenët që “rrënuan” ekonominë