MENU
klinika

Vijion lufta me lojtarët

Zidane bën të fortin: Ai është gati, vendos unë nëse luan apo jo

13.09.2019 - 21:30

Të shtunën, pak pas mesdite (ora 13:00) skuadra e Real Madrid do të luajë në La Liga kundër Levante, një sfidë delicate për “los blancos”, që nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat. Trajneri Zinedine Zidane ka folur për këtë përballje të radhës në La Liga.

“Kjo është një periudhë delikate, pasi u dëmtua Luka. Luajti dy ndeshje në 3 ditë dhe shpresoj të rikuperojë sa më shpejt. Gjithsesi, nesër nuk do të jetë. Vinicius? Ka besimin tim të plotë. Është 19 vjeç dhe është e ardhmja e Real Madrid. I duhet vetëm pak kohë. Është lojtar i mirë dhe kam besim tek ai”, tha Zidane.

Trajneri Zidane jep lajmin e mirë se dy lojtarë të tjerë po rikuperojnë. “Hazard dhe James Rodriguez janë pranë rikthimit.

Çdo klub ka probleme dëmtimi dhe kur ke kaq shumë lojtarë që luajnë me ekipet kombëtare kjo ndodh. Shpresoj që pas Luka të mos ketë dëmtime të tjera”, tha Zidane.

Në lidhje me debutimin e Hazard, trajneri francez thotë: “Nuk do të nxitohem. Ka qenë 3 javë pushim, ndaj çdo gjë në momentin e duhur. Të gjithë duam të shohim Hazard në fushë, por duhet të marrim parasysh edhe presionin mbi të dhe atë që pritet nga ai. Është gati, por do të vendos unë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN