MENU

Vetëm me uthull molle

Zvogëloni poret, zhdukni rrudhat dhe pastroni lëkurën e fytyrës tuaj

15.09.2019 - 21:06

Uthulla e mollës është produkt i lehtë për tu gjetur dhe çdo familje e ka atë.

Nëse deri sot e keni përdorur vetëm për sallatën tuaj bëni mirë të mësoni dhe këto përdorime të tjera. Ajo është një nga agjentët më të mirë të pastrimit që është e sigurt për çdo sipërfaqe në shtëpinë tuaj.

Por, kjo nuk është e gjitha – një shumëllojshmëri e studimeve dhe eksperimenteve kanë treguar se uthulla mund të përdoret lirisht në kozmetikë, pasi është një nga produktet kozmetike më të fuqishme natyrore në dispozicion për secilin prej nesh.

Përdorimi i saj për poret: Lani dhe pastroni fytyrën tuaj siç bëni rregullisht. Thani lëkurën dhe aplikoni pak uthull molle në zonat e lëkurës ku poret janë më së shumti të dukshme. Ju mund ta bëni këtë duke përdorur një pambuk.

Trajtimi kundër plakjes: Studimet kanë treguar se uthulla e mollës në të vërtetë mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Ekspertët e kujdesit të lëkurës sugjerojnë që ju të provoni një trajtim të thjeshtë dhe efikas dhe gjëja më e mirë për këtë është që ju mund ta bëni atë në shtëpinë tuaj!

Uthulla e mollës si pastrues lëkure: Ju mund të përdorni uthullën e mollës për të trajtuar aknet dhe kjo është një nga përfitimet e saj më të rëndësishme. Ka aftësinë për të vrarë bakteret që shkaktojnë infeksione të lëkurës dhe irritojnë lëkurën tuaj.