MENU
klinika

Në sekondat e fundit të merkatos

Zyrtare: Armando Sadiku ndërron skuadër!

03.09.2019 - 20:28

E ardhmja e Armando Sadikut do të vazhdojë të jetë në Spanjë.

Situata e sulmuesit shqiptar ka marrë një zgjidhje në sekondat e fundit të merkatos.

Bomberi i kombëtares shqiptare i cili nuk bënte pjesë në planet e Levantes për këtë sezon fillimisht ka zgjatur me një tjetër vit deri në verën e 2021-it kontratën e tij me klubin valencian dhe më pas Levante ka vendosur ta huazojë për një sezon te Malaga.

Në Segunda Division, aty ku Sadiku do të ketë shok skuadre një tjetër kuqezi pikërisht Keidi Baren.

Te formacioni andaluzian Sadiku do të ketë mundësi të ringrihet dhe të luajë në vazhdimësi në mënyrë që të rifitojë edhe kombëtaren shqiptare pasi për ndeshjet e shtatorit ndaj Francës dhe Islandës nuk është grumbulluar por është në listjen e pritjes.

Malaga synon ngjitjen në La Liga dhe 28-vjeçari do të kërkojë t’i japë një dorë me golat e tij.