MENU
klinika

Çfarë e mbante në këmbë diktaturën e tij?

10 misteret që Enver Hoxha i mori me vete

31.10.2019 - 07:50

Shumë shkrime i janë dedikuar Enver Hoxhës.

Për shumë prej qytetarëve, ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vite, e ndërsa për anën tjetër të medaljes, Hoxha sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe.

Periudha 40 vjeçare e udhëheqjes së tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit.

Enver Hoxha është njeriu i cili në historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte ne thelb të fshihte të vërtetën, por dhe si një diktator i famshëm në periudhën që drejtoi vendin.

  • Periudha e rinisë se Enver Hoxhës është edhe sot e panjohur

Pse nuk e shau kurrë pushtetin e Mbretit Zog?

Ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste, pasi nuk u caktua të ishte drejtues
Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë se Enver Hoxhës
Marrja e pushtetit dhe ndikimi që kishin jugosllavët dhe rusët
Eliminimi i bashkëpunëtorëve të tij si Koçi Xoxe
Çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit?
Si ruhej Enver Hoxha, a ishte e vërtetë se kishte sozi?
A ka pas plan CIA të eliminojë Enver Hoxhën?
Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve

Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe me Kadri Hazbiun?
Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës
Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja e fshehtë për një kohe të caktuar?