MENU
klinika

Non grata familjarisht

3 zyrtarë që nuk shkelin dot kurrë në SHBA

22.10.2019 - 09:38

Ambasada e amerikane është shprehur se lufta kundër korrupsionit është prioritet i tyre në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Ambasada shprehet se në momentin kur një zyrtar i huaj përfshihet në korrupsion i ndalohet hyrja si këtij individi ashtu edhe familjarëve të tij në SHBA.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara,”-shkroi Ambasada e SHBA.

Në një video Ambasada amerikane publikoi emrat e tre zyrtarëve shqiptarë që iu është ndaluar hyrja në SHBA së bashku me familjet e tyre.

  • Zyrtarët shqiptarë që nuk do marrin kurrë vizë për SHBA:

– Adriatik Llalla;

– Tom Doshi;

– Vangjush Dako;

Sekretari i Shtetit ka ndaluar deri tani 100 persona në mbarë botën për të marrë vizën amerikane, mes tyre edhe 14 shqiptarë.