MENU
klinika

Detaje të tjera?

40 vite në skenë/ “Fisnikët” koncert mes shqiptarësh

13.10.2019 - 21:32

Këngët e grupit të rrokut “Fisnikët” kanë mbetur në mendjet e të gjithëve.

Ata u bënë të famshëm në vitet ’80 si një nga grupet e para të rrokut.

Dhe në 40 vjetorin e karrierës, “Fisnikët” do vijnë me koncert në Tiranë, Prishtinë e Shkup.

“Vitin e ardhshëm bëjmë 40 vite. Do mbajmë koncert në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Diku nga muaji maj i vitit të ardhshëm,“-tha Agim Gerguri.

Por Fisnikët nuk zbuluan detaje të tjera nga koncerti i shumëpritur nga fansat.