MENU
klinika

Depozitat e shqiptarëve

Piramidat/ Pronat dalin në ankand

16.10.2019 - 08:45

Ministria e Financave do të nxjerrë në ankand më 7 nëntor disa prona të ish firmave piramidale VEFA.

Vlera fillestare e të gjitha pasurive të marra së bashku është rreth 200 mijë dollarë. Në to përfshihen tre sipërfaqe truall të Kompanisë VEFA, dhe një njësi tregtare që dikur i përkiste Shoqërisë Kamberi.

Vlera fillestare e pronave në ankand është në afërsisht 30 mijë dollar më e lira, deri te rreth 90 mijë dollar më e kushtueshmja.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Pasuritë në fjalë, janë të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish-firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre.

Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë vitin tragjik, 1997, me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.