MENU
klinika

Çfarë parashikojnë dispozitat?

A mund të largohet Turqia nga NATO?

17.10.2019 - 17:11

Ndërsa Turqia vazhdon operacionin e saj të përgjakshëm në Sirinë verilindore, disa njerëz, përfshirë ish-presidentin francez François Hollande i kanë bërë thirrje NATO-s të “pezullojë” anëtarësimin e Turqisë në institucion.

Pak para fillimit të pushtimit, senatori amerikan Lindsey Graham (R-SC) u zotua të sanksionojë Turqinë dhe bëri “thirrje për pezullimin e tyre nga NATO nëse sulmojnë forcat kurde që ndihmuan SHBA-në, në shkatërrimin e Kalifatit të ISIS”.

Por Turqia thotë se nuk do t’i përulet perëndimit dhe paralajmëroi aleatët e saj të NATO-s në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të largohen nga rruga e saj.

Disa thonë se veprimet e Turqisë e skualifikojnë atë të mbetet në NATO, por doktor Aurel Sari, një profesor i asociuar i të Drejtës Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Exeter, thotë se “çështjet nuk janë aq të thjeshta”.

Asnjë provizion për të pezulluar ose dëbuar vendet anëtare në NATO

NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) u krijua në prill 1949 si një aleancë ndërkombëtare kryesisht kundër Bashkimit Sovjetik që përbëhej nga 12 shtete anëtare nga Evropa dhe Amerika e Veriut. Aleanca është rritur, e tani ka 29 shtete anëtare, përfshirë Turqinë që u shtua në 1952.

Të gjithë anëtarët bien dakord të mbështesin një aleancë politike dhe ushtarake, por ndryshe nga shumica e traktateve ndërkombëtare, nuk ka ndonjë dispozitë zyrtare për të dëbuar një shtet anëtar.

Pezullimi i një anëtari nënkupton ndryshimin e traktatit 70-vjeçar të NATO-s, një veprim që kërkon mbështetje unanime nga të gjithë anëtarët, përfshirë Turqinë.

Që kur filloi operacioni Turqia, anëtarët e tjerë të NATO-s, Norvegjia dhe SHBA kanë vendosur sanksione kundër Turqisë, duke përfshirë bllokimin e eksporteve ushtarake në vend dhe masat kufizuese kundër udhëheqjes së Turqisë.

Opsione të tjera

Edhe pse NATO nuk ka ndonjë dispozitë për të pezulluar dhe dëbuar vendet anëtare, Sari argumenton se ekziston një mundësi tjetër: “shkelje materiale” sipas nenit 60 të Konventës së Vjenës për Ligjin e Traktateve.

Sipas nenit 60, shkelja materiale e një traktati dypalësh nga njëra palë lejon palën tjetër të thërrasë shkeljen si “bazë për përfundimin e traktatit ose të pezullojë funksionimin e tij në tërësi ose pjesërisht”.

Shkelja materiale e një traktati përbëhet nga:

(a) Një kundërshtim i traktatit që nuk sanksionohet nga kjo Konventë; ose

kolana e librave

(b) Shkelja e një dispozite thelbësore për realizimin e objektit ose qëllimit të traktatit

Shkelja e palës shkelëse duhet të jetë aq e rëndë saqë “ndryshon rrënjësisht pozicionin e secilës palë në lidhje me kryerjen e mëtejshme të detyrimeve të tij nën traktat.”

Nëse Turqia me të vërtetë ka kryer një “shkelje materiale” të traktatit, Sari thotë se “vendet anëtare të NATO-s do të kishin të drejtë, me marrëveshje unanime, të pezullonin funksionimin e traktatit në tërësi ose pjesërisht ose ta ndërprisnin atë qoftë në marrëdhëniet e tyre me gjendje të paracaktuar ose midis tyre pa pasur nevojë për miratimin e Turqisë.

A ka bërë Turqia një shkelje materiale?

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Klauss Kress argumenton se “ekziston një mundësi ” që pushtimi i Turqisë” mund të përbëjë një shkelje të qartë të ndalimit të përdorimit të forcës” sipas ligjit ndërkombëtar.

Kjo, së bashku me kërcënimin e Turqisë për “hapjen e portave” dhe “përmbytjen” e Evropës me miliona refugjatë nëse NATO do ta ndalë atë është “në thelb në kundërshtim me unitetin dhe solidaritetin e Aleancës”, argumenton Sari.

Në fund të fundit, i takon NATO-s të përcaktojë nëse veprimet e Turqisë përbëjnë një shkelje materiale.

“Pezullimi, e lëre më dhënia fund e anëtarësimit të një kombi në NATO do të ishte një masë ekstreme për tu menduar vetëm pasi të mos kenë mbetur më përpjekje për të rivendosur unitetin dhe respektin për parimet themeluese të Aleancës,” thotë Sari.

NATO ende e mbështet Turqinë

NATO nuk ka ndërmarrë asnjë hap zyrtar për të pezulluar anëtarësimin e Turqisë.

Në një konferencë të përbashkët shtypi javën e kaluar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha: “Turqia është një anëtare e fortë e Aleancës sonë”.

Me kalimin e viteve, NATO ka investuar më shumë se 5 miliardë dollarë në ushtrinë e Turqisë.

Duke iu referuar drejtpërdrejt operacioneve të Turqisë në Siri, Stoltenberg tha se Turqia është e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit dhe ai pret që “aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Turqinë, sepse kjo është diçka që ne kemi rënë dakord”.

Ai gjithashtu tha se pret që Turqia të “përmbahet’’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krijimi, zgjerimi, kërcënimet

70-vjetori i NATO-s dhe sfidat e aleancës