MENU
klinika

Periudha e neolitit

Abu Dabi ekspozon perlën 8 000-vjeçare, më e vjetra në botë

20.10.2019 - 18:24

     Do të ekspozohet për herë të parë, një perlë 8 000-vjeçare. E prezantuar si më e lashta në botë, bizhuteria e rrallë do të shfaqet për publikun prej datës 30 tetor, në Luvrin e Abu Dabit, ka njoftuar sot departamenti i Kulturës dhe Turizmit të Emirateve Arabe.

E quajtur “perla e Abu Dabit”, zbuluar nga arkeologët në ishullin e Marawah, në brigjet e kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo bizhuteri i përket Muzeut Kombëtar Zayed.

 

 

“Kjo perlë kaq e vjetër, do të prezantohet në Luvrin e Abu Dabit, gjatë një ekspozite të titulluar “10 000 vitet e luksit”, që do të zhvillohet nga 30 tetori deri më 18 nëntor”, – thuhet në komunikatën e departamentit të Kulturës dhe Turizmit.

Analizat e karbonit kanë zbuluar se shtresat shkëmbore, ku perla është zbuluar, datojnë 5 600-5 800 vjet para erës sonë, gjatë periudhës së neolitit.

 

 

Zbulimi i perlës më të lashtë në botë, në Abu Dabi, tregon qartë se një pjesë e madhe e historisë tonë të fundit ekonomike dhe kulturore, i ka rrënjët e thella, që datojnë që prej fillimit të prehistorisë” – ka konfirmuar Mohammed Khalifa al-Moubarak, kreu i departamentit të Kulturës dhe Turizmit, përmes një komunikate për shtypin.