MENU
klinika

Shkatërrohet makina

Aksident i rëndë për yllin e Manchester City

16.10.2019 - 17:36

E ka ruajtur perëndia. Kjo është ajo që të vjen në mendje kur sheh fotot e makinës pas aksidentit të yllit të Manchester City, Sergio Aguero.

Argjentinasi është përfshirë në një përplasje të fortë mes makinave përpara sdës së kësaj fundjave me Crystal Palace. Aguero nuk ka lëndime serioze fizike, por “Range Rover” i tij 150.000 stërlinash ka mbetur i shkatërruar.

Rrota e përparme, nga ana e shoferit (Agueros) ishte dëmtuar keqas pas goditjes me mjetin tjetër të përfshirë në aksident. Kjo ndodhi gjatë rrugës së argjentinasit për në stërvitje me Manchester City.

Nuk është hera e parë që Aguero përfshihet në një aksident dramatik automobilistik. Dy vite më parë, ylli i “qytetarëve” pa vdekjen me sy, por fatmirësisht mbeti vetëm me brinjë të thyera.

aksident aguero
aksident aguero

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN