MENU
klinika

Detajet

“Shkëmbi i Kavajës”, makina përplas për vdekje këmbësorin

20.10.2019 - 19:15

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmje e sotme në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”.

Mësohet se një mjet ka përplasur këmbësorin, i cili ka humbur edhe jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve.