MENU
klinika

Ja cilët ishin dy kushërinjtë që humbën jetën

Aksident tragjik në Fier-Lushnje, 2 të vdekur, 1 i plagosur

29.10.2019 - 08:18

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Kolonjës, në autostradën Fier-Lushnje, ku humbën jetën dy persona.

Policia sqaron se pas përplasjes së mjetit kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët në mjet, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë në spital, Jorges Shabanaj, 21 vjeç dhe Arteo Shabanaj, 22 vjeç, ndërsa pasagjeri tjetër ndodhet ende në gjendje të rëndë.

Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz me targa AA 277 GN i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal, siç tregohet edhe në fotot e siguruara nga Balkanweb.