MENU
klinika

Dalin pamje...

Aksidenti horror në Durrës, kush është i riu që humbi jetën

27.10.2019 - 15:39

I riu që shihni në foto është 25-vjeçari Ramazan Bata, i cili humbi jetën dje tragjikisht në aksidentin horror në Durrës.

foto galeri

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet. Bata gjatë kohës së aksidentit ishte duke udhëtuar me një motoçikletë, teksa u përplas si fillim nga një autobus dhe më pas nga një automjet tjetër.

foto galeri

Për pasojë 25-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë u arrestuan dy drejtuesit e mjetit, përkatësisht shtetasi me inicialet P.T, (shoferi i autobusit) dhe shtetasi me inicialet F.T. Policia po vijon hetimet per zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.