MENU
klinika

Ja kur do e njohim vajzën...

Alban Ramosaj tashmë në një lidhje, e pranon publikisht

07.10.2019 - 10:46

Mbrëmjen e kaluar në emisionin  “Why Not” i ftuar special ka qenë këngëtari  i njohur, Alban Ramosaj.

Albani ka treguar detaje nga jeta e tij profesionale dhe sigurisht që nuk kanë munguar pyetjet ngacmuese që lidhen me jetën private të tij.

Për herë të parë në një emision Albani ka pranuar se është në  një lidhje dhe nëse gjërat do të ecin mirë ai do të zbulojë vajzën.

“Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evulon në diçka më serioze, me besoni që do e merrni vesh. Thjesht me lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, është shprehur këngëtari lidhur me pyetjen për statusin e tij aktual.

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtari deklaroi se këngën e re e ka dedikim për dike dhe thuhet se vajza me fat është modelja Niki Deliorgji.

Me anë të një komenti Albani e quajti atë, “guaja jem”, megjithatë ende nuk është konfirmuar vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit shqiptar.