MENU
klinika

Ç'pritet nga përfundimi i takimit?

Albin Kurti në kryeministri, vijon takimi me Ramën

25.10.2019 - 22:27

Ashtu siç ishte parashikuar, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar mbrëmjen e sotme në Tiranë me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Takimi mes tyre vijon që prej orë 18:30 minuta, ndërsa ende nuk dihen detajet për të cilat po diskutojnë.

Gjithashtu, është mësuar se Albin Kurti ka shkuar në këmbë dhe pa eskortë shoqëruese në ambientet e kryeministrisë.

Gjatë pasdites së sotme kreu i Vetëvendosjes tha për mediat kosovare se do të diskutojë shumë tema me kryeministrin Edi Rama, por nuk i specifikoi konkretisht ato se për çfarë bëhet fjalë.

“Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Është “kafshë politike”, me instinkte politike dhe këtë e ka faktuar që në rininë e hershme. Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, vendosmprinë e tij, instinktet e tij për dy herë radhas, që mos gaboj edhe në zgjedhjet e fundit ishte parti e parë, pa ndihmën e njeriu dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së që u mandatuan për të qeverisur e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe e kam deklaruar se fitoi Kosova dhe se këto ishin zgjedhje ishin historike. Cipras është rritur në krah të një miliarderi kurse Kurti mbështetësin kryesor ka pasur Adem Demaçin”, u shpreh Berisha për Kurtin.