MENU
klinika

Votat e ardhura nga Serbia

Alergjia/ VV: Fletëvotimet nuk kanë ardhur përmes postës

13.10.2019 - 17:58

Përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, disa zyrtarë kosovarë kanë pësuar alergji në fytyrë dhe duar, ku sipas raportimeve të mediave në Kosovë, zarfet kundërmonin erë.

Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar edhe Vetëvendosje.

Sipas VV “Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë”.

  • Reagimi i plotë

Helmimi i punonjësve të operacionit të votimit përmes postës ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen. Ndërsa shërbimi profesional i KQZ-së duhet ta vazhdojë punën në vlerësimin dhe numërimin e saktë të votave të ardhura nga mërgata.

Pakot me fletëvotime të dërguara nga bashkatdhetarët, e të cilat janë verifikuar dhe vlerësuar, duhet të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për t’u numëruar.