MENU
klinika

"Neustadt" për Kadarenë!

Amerika vlerëson shkrimtarin shqiptar

17.10.2019 - 11:49

       Çmimin ndërkombëtar për letërsinë “Neustadt”, njohur ndryshe si “Nobeli amerikan” shkon për shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare. Çmim që kap vlerën e 50,000 dollarëve amerikanë, i akordohet çdo dy vjet një poeti, romancieri apo dramaturgu./Konica.al

Finalistët për këtë çmim, ishin: Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara), Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

 

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri, në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960, kohë kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar.

Novelat e tij të para të rëndësishme, janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas, me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për simbolikën dhe shtjellimin e pashembullt.

Vepra e Kadaresë është një testament monumental, për mënyrën sesi “shkrimtari është armiku i natyrshëm i diktaturës”. Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Ndërkohë, në vitin 2005, ai u nderua me çmimin përurues të “Man Booker International” dhe më pas, i “Princi i Asturias” (2009) etj. Romani me të cilin Kadare u përfaqësua në çmimet “Neustadt”, është “Prill i thyer”.

 

 

Është interesante që shkrimtarë të tillë, kaq të famshëm, konkurrojnë për çmimin ‘Neustadt”, – është shprehur Robert Con Davis-Undiano, drejtor ekzekutiv në departamentin e Letërsisë Botërore.

Prej vitit 2003, “Neustadt” është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, nga Shtetet e Bashkuara, akorduar nga Universiteti i Oklahomës.  Veç faktit se krahasohet me Nobelin për letërsinë, duke u quajtur “Nobeli amerikan”, më këtë çmim janë nderuar emra të mëdhenj të letrave, si: Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz, Giuseppe Ungaretti etj./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit