MENU
klinika

"Diçka e madhe sapo ka ndodhur"

Amerikanët kanë vrarë udhëheqësin e ISIS?!

27.10.2019 - 11:08

Në Uashington po qarkullojnë lajme se Presidenti amerikan Donald Trump do të dalë para mediave gjatë ditës së sotme e do të konfirmojë vrasjen e Al-Bagdadit, shefit të ISIS, sipas një zëdhënësi në Shtëpinë e Bardhë.

Hogan Gidley nuk foli për hollësitë, por Trump ka postuar në Twitter: “Sapo ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme!”.

Agjencia e lajmeve Reuters dhe rrjeti televiziv CNN, shkruajnë se forcat amerikane kanë sulmuar liderin e terrroistëve të “Shtetit Islamik” (IS), Abu Bakr al-Bagdadi. Mendohet se gjatë këtij sulmi ai është vrarë, por lajmi nuk është konfirmuar.

Sipas burimeve, operacioni ushtarak i njësive speciale është zhvilluar në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Kjo zonë konsiderohet si një prej rajoneve të fundit të kontrolluara nga islamistët.

Udhëheqësi i xhihadistëve kërkonte lirimin e simpatizantëve të tij, burrave dhe grave, nga burgjet dhe kampet. Al-Bagdadi kërkonte prej tyre që të kryhehin sulme ndaj hetuesve dhe gjykatësve, në proceset kundër pjesëtarëve të IS.

Pas humbjeve të mëdha në Siri dhe Irak, ai është shpallur disa herë i vdekur.

SHBA kanë njoftuar se do të ketë shpërblim prej 25 milion dollarësh për personat që vrasin apo arrestojnë Al-Bagdadin. Ai është terroristi më i kërkuar në botë.