MENU
klinika

Reagon Herman Van Rompuy

“Asnjë anëtar i BE-së nuk mund të bllokojë një vend kandidat…”

17.10.2019 - 11:49

Asnjë vend anëtar i BE-së nuk mund të bllokojë një vend kandidat të përshtatshëm, thotë në një intervistë për EWB, presidenti i nderit i Këshillit Europian, njëkohësisht ish-kryeministri belg dhe aktualisht kryetar i Bordit të Kolegjit Europian, Herman Van Rompuy.

”BE nuk po dezintegrohet, e kundërta, vendet anëtare po bashkëpunojnë në më shumë fusha se sa asnjëherë më parë në historinë e bllokuar. Brexit është një tragjedi për të ardhur keq, por kjo nuk nënkupton se BE po dezintegrohet”, thotë Rompuy.

”BE ka konfirmuar gjithmonë e më shpesh se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian dhe ka miratuar në vitin 2018 një strategji pikërisht për të nënvizuar këtë mesazh”, shton ai.

”Meqë ra fjala politika e BE për zgjerimin shkon përtej fjalëve dhe përkthehet në qindra miliona euro në vit për mbështetje financiare dhe materiale në një sërë fushash për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të afrohet me familjen europiane”, thekson Van Rompuy.

”Asnjë anëtar i BE-së nuk mund të bllokojë anëtarësimin e një vendi kandidat që ka provuar se përshtatet më së miri me familjen europiane”, thotë presidenti i nderit i Këshillit Europian, njëkohësisht ish-kryeministri belg dhe aktualisht kryetar i Bordit të Kolegjit Europian, Herman Van Rompuy.