MENU

Maratona e Vjenës

Atleti kenian thyen rekordin dhe shkruan historinë!

12.10.2019 - 15:46

Eliud Kipchoge ka shkruar një faqe në historinë e sportit të atletikës. Atleti kenian ka arritur të mbyllë maratonën e Vjenës nën dy orë duke vendosur një record historik.

34-vjeçari ka arritur të përshkronte 42.195 km në 1 orë e 59 minuta dhe 40 sekonda. Keniani është rekordmen i botës dhe kampion Olimpik, prandaj po punonte fort që të arrinte suksesin në maratonën e Vjenës.

Ai përshkroi 4 xhiro rreth Praterit, parkut të Vjenës, në Austri të gjatë 9.4 kilometra.  Shumë përkrahës të tij e mbështetën gjatë garës duke e inkurajuar të thyente rekordin. Koha e tij u monitorua nga 41 asistentë dhe lazera.

Kipchoge shkruan me të arta emrin e tij ne librin e historisë së atletikës. Një sukses që vështirë të thyhet nga dikush tjetër.