MENU
klinika

Festivali i letërsisë

Autorët e rinj shqiptarë: Pak vëmendje nga botuesit

29.10.2019 - 17:13

Festivali i letërsisë së re shqipe” sjell përballë autorë të rinj, botues edhe studiues, në një tryezë diskutimi me temë: “Sfidat e të rinjve në tregun e librit”. Muzeu Historik Kombëtar ka pritur bashkë me protagonistët edhe shqetësim që ngrenë autorët e rinj. Sipas tyre, problem mbetet vëmendja e vazhdueshme e botuesve për autorët e afirmuar

Botues, shkrimtarë, studiues dhe botues u bashkuan për të diskutuar mbi “Sfidat e autorëve të rinj në tregun e librit”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Festivali dyditor i “teorit të librit” Ndonëse, kuruar nga studiuesja e letërsisë Alda Bardhyli, hedh vështrimin edhe nga autorët e rinj në letërsinë shqipe. Për mediet, ata shprehen se ndihen të papërfaqësuar nga shtëpitë botuese apo institucionet, duke kërkuar më shumë vëmendje.

 

 

“Autori i ri shqiptar ka shumë sfida, sidomos kur rëndësia më e madhe i jepet letërsisë së përkthyer. Përveç autorëve të huaj, kanalizimi bëhet tek ata që janë të afirmuar. Edhe kështu autorët e rinj janë të disavantazhuar. Për mua letërsia është një mënyrë për të komunikuar me botën, për të përcjell mesazhet që kam, por nuk është parësore, është dytësore për shkak të mundësive që ofron tregu. Një promovim më i madh për autorët shqiptarë do të ndihmonte, që librat tanë të shkojnë tek lexuesi. Pasi mendoj se ka autorë të rinj, që premtojnë”, u shpreh Brajan Sukaj, autor i ri.
Ndonëse, kritiku i artit Oltion Kadaifçiu, nuk është shumë dakord me etiketimin “autorë të rinj”, sepse shumica e autorëve, jo vetëm shqiptarë, e kanë sjell produktin e tyre në faza të ndryshme të jetës, theksoi se:

 

 

“Problemi i letërsisë shqipe është që funksionon, si esnafët e vjetër, si koorporatat e zanatçinjve shqiptarë dikur, që janë të vjetrit, ustai, kryeçiraku edhe çiraku. Nevoja që të kesh një zë që të të promovojë edhe të të nxjerrë më në pah, një problematikë që deri diku, po adresohet nga teknologjitë e reja, por që mbetet problematike, për shkak të shumësisë që po krijohet, kakofonisë. Prandaj “letërsia e të rinjve”, term që vazhdoj ta përdor me rezerva, është pak e zhurmshme. Shtëpitë botuese nuk e kryejnë aq mirë detyrën për të promovuar ata autorë që hyjnë rishtazi në letërsi, por edhe kritikën e kemi pak problematike. Të gjitha këto, krijojnë paqartësi” – vlerëson, Kadaifçiu.

“Festivali i letërsisë së re” do të vijjë edhe gjatë ditës së nesërme (30 tetor), pranë Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”