MENU
klinika

UFC

Babai i Khabib fton McGregor për hakmarrjen!

03.10.2019 - 20:42

Mesa duket akti i dytë i Khabib vs. McGregor nuk është një ëndërr e parealizueshme. Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap ka folur për kanalin rus Zhivina100 për mundësinë e një ndeshjeje të dytë mes birit të tij dhe Conor McGregor në Rusi më 2020.

“Nëse McGregor e do atë ndeshje, atëherë Moska është gati për të. Ai ka thënë njëherë se ka më shumë tifozë se Khabib këtu. Duam ta presim në Moskë, ai është i mirëpritur.

Megjithatë, përpara ndeshjes me McGregor duhen larë hesapet me Ferguson. Ai ka fituar 12 ndeshje radhazi në UFC, ashtu si Khabib. Ajo do të jetë një supersfidë e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë në UFC.

Mendoj se ndaj Ferguson do të ndeshemi në Madison Square Garden të Neë York-ut, por nuk do të ndeshemi përpara marsit”, është shprehur babai i Khabib.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nurmagomedov fal irlandezin

Babai i Khabib fton McGregor në Dagestan