MENU
klinika

Bypass-i i Tepelenës

Balluku: Realizimi punimeve tashmë në masën 70%

26.10.2019 - 14:14

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në Bypass-in e Tepelenës, i cili po merr formë çdo ditë e më shumë, ka njoftuar ministria.

Balluku konfirmon se realizimi i punimeve ka arritur në masën 70%, çka dëshmon ritëm të mirë pune.

Sipas saj kjo vepër do lehtësojë jo vetëm qarkullimin e automjeteve, duke lidhur dy segmente të rëndësishme, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë, por do të rrisë edhe sigurinë rrugore.

Gjithashtu në njoftim thuhet se me shëtitoren buzë lumit, do të kemi edhe një hapësirë më shumë për qytetarët e Tepelenës dhe një stacion turistik për gjithë udhëtarët në këtë aks.