MENU
klinika

Ç'po e pengon kreditimin në Shqipëri?

Banka Qendrore Europiane “shuplakë” Shqipërisë

07.10.2019 - 09:52

Bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi, për shkak se, japin kredi një përqindje shumë më të ulët se depozitat që mbajnë.

Banka Qendrore Europiane në një vlerësim që për zhvillimet gjatë 10 viteve të fundit (2008-2018) në bankat e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi vuri në dukje vuri në dukje se në krahasim me rajonin, Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë ndaj depozitave dhe raportin më të ulët të aktiveve të sistemit bankar ndaj PBB-së.

Sipas BQE kjo situatë është shkaktuar nga rënia e kredisë për bizneset në sektorin privat, ndërsa huatë për individët sidomos për financimin e banesave kanë pësuar rritje.

BQE e ka konsideruar të habitshëm faktin se, si kredia ka ngecur në kushtet e rritjes ekonomike dhe likuiditetit të lartë në banka.

Sipas Bankës Qendrore Europiane një nga arsyet pse bankat kanë frenuar kreditimin në Shqipëri lidhet “me dobësitë në sundimin e ligjit dhe një nivel në rritje i korrupsionit. Të dy këto faktorë kanë rritur rezistencën e bankave për të dhënë hua, pasi në rrethana të tilla ekzekutimi i kolateralit mund të pengohet, duke çuar në kosto më të larta të huamarrjes”. “Prandaj, përpjekjet e autoriteteve kombëtare për të përmirësuar këtë ambjent janë të mirëseardhura”, thuhet në vlerësimet e BQE.

Por rënia e kredisë në Shqipëri lidhet me faktin se bankat e kanë të përqendruar kreditimin vetëm tek bizneset. Vlerësimet kombëtare tregojnë se standardet e huadhënies për korporatat e mëdha janë forcuar pothuajse vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2016.

Gjithashtu BQE vë në dukje faktin se ngecja e kredisë dhe efektiviteti i bankave në Shqipëri lidhet me ndryshimet që po pëson tregu bankar dhe ulja e pronësisë së kapitalit të huaj.

Vitet e fundit bankat vendase kanë zgjeruar portofolin e tyre, ndërsa portofoli i kredisë së bankave me pronësi të huaj ka rënë për shkak të shitjeve të filialeve të Credit Agricole dhe bankës NBG tek pronarët vendas.

Shpërndarja e aksioneve u zhvendos disi ne pjesën e tregut të bankave më pronësi vendase, të cilat zotëruan afërsisht një të katërtën e huadhënies totale.

Tërheqja graduale e bankave në pronësi të huaj mund të ketë ndikuar negativisht në konkurrencën në sektorin bankar, shkruan monitor. Deri në Prill 2017, shumica e bankave mëmë treguan që potenciali i tregut në Shqipëri është i ulët (në ndryshim nga shumica e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të nisë ҫmontimi i korrupsionit..."

“SPAK”/ Çështjet e ‘nxehta’ po presin shtatorin

Depozitat e kreditë në valutë

‘Zhgënjen’ de-euroizimi


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!