MENU
klinika

Ikona e futbollit botëror

Barça publikon videon e debutimit të Messit

16.10.2019 - 14:14

15 vite më parë do të zbriste në fushë në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Barcelonës pikërisht ikona e futbollit botëror Lionel Messi.

Sulmuesi argjentinas i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë që nga ajo ditë, duke i befasuar edhe ata që e pikasën teksa luante në kategoritë e ulëta të klubit blaugrana.

Sukseset kolektive dhe individuale që ka grumbulluar nga ajo ditë përbëjnë një “monument” historik e stratosferik, që askush nuk ka të ngjarë ta arrijë e kapërcejë për shumë vite.

Messi do të tentojë të gjashtin “Top të Artë” në karrierë, që askush nuk ka të ngjarë ta arrijë e kapërcejë për shumë vite. Ai është lojtari që e ka fituar më shumë herë “Këpucën e Artë”, plot gjashtë herë.

Atë 16 tetor 2004, Frank Rijkaard e aktivizoi për herë të parë Lionel Messin, i cili ishte vetëm 17 vjeç. Ekipi i parë i Barçës luajti atë ditë në fushën e Espanyol, në një ndeshje që korrespondonte me javën e shtatë të La Liga-s.

leo messi debutim
leo messi debutim

Ishte minuta e 82-të, kur ish-trajneri holandez e hodhi argjentinasin në fushë në vend të portugezit Deco. Ai mbante veshur fanellën me numrin 30. Që nga ajo ditë, Messi ka qenë në gjendje të ketë një karrierë të shkëlqyeshme dhe të ngjitet në “Olimpin” e futbollit botëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin