MENU
klinika

'Premtimi i mbajtur'

BB: Mbi 274 mijë më shumë të punësuar në Shqipëri

13.10.2019 - 13:00

Raporti i ri i Bankës Botërore, vlerëson Shqipërinë si ndër vendet e para në rajon, që ka krijuar më shumë vende të reja pune.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video fakt ku tregon nëpërmjet raportit më të ri të Bankës Botërore, premtimin e mbajtur për rritjen e punësimit.

Sipas Bankës Botërore, papunësia në Shqipëri shënoi nivelin më të ulët historik prej 11,5%.

” Papunësia shënon nivelin më të ulët historik 11,5%. Ndërsa 274 453 vende të reja pune më shumë se në vitin 2013″- shprehet Rama duke cituar të dhënat e publikuara në raportin më të fundit të Bankës Botërore.

Banka Botërore thekson se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në 3,4% në tremujorin e dytë të vitit 2019.

“Vendet e reja të punës u krijuan në sektorin e shërbimeve dhe në bujqësi. Në fund të tremujorit të dytë, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës u rrit me 1,24% nga viti në vit. Në tremujorin e dytë, papunësia arriti një nivel të ri të ulët historik prej 11,5% dhe pagat reale u rritën mesatarisht me 3,4%, kryesisht në sektorin e shërbimeve (tregti dhe transport, dhe turizëm)”, citon raporti i Bankës Botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN