MENU
klinika

"Opozita si një ‘marionetë e frikshme nacionaliste’"

Bëhet i gjallë Gruevski: Ja cili është qëllimi i Zaev

20.10.2019 - 09:13

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, azilanti Nikolla Gruevski ka komentuar propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në.

Sipas tij qëllimi i Zaevit është të demonizojë opozitën, në këtë mënyrë të fitojë mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

“Ai është i vetëdijshëm se pa ata, nuk ka asnjë shans që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar ose për të humbur, dhe në fakt pa fitore të formon qeveri.

Gruevski

Në fakt, lart e poshtë ai do të paraqitet me të njëjtën fushatë dhe me të njëjtat teza para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe brenda vetë zgjedhjeve.

Paraqitja e në lidhje me integrimet evropian dhe euro-atlantike, ndërsa veten do e prezantonte si engjëll shpëtimtar”, ka shkruar mes tjerash Gruevski.