MENU
klinika

Foto të rralla

Besim Belishova para varjes publike

10.10.2019 - 08:14

Studiuesi Kastriot Dervishi, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, dy foto të Besim Belishovës, një kur ishte ushtar dhe tjetra pak çaste para vrasjes.

Sipas Dervishit fotoja e dytë është kur Besim Belishova është arrestuar nga forcat komuniste, për të shtuar terrorin, është tërhequr me litar përpara popullit (në foto shihen mjaft fëmijë). Kjo lloj ekspozimi në popull është vërejtur edhe në disa raste të tjera në vitet e para të regjimit.

  • Postimi i plotë

Në të dy fotot është i njëjti person, Besim Belishova. Në foton e parë është me uniformën e nacionalistit në vitin 1943, ndërsa në të dytën në vitin 1945. Pasi Besim Belishova është arrestuar nga forcat komuniste, për të shtuar terrorin, është tërhequr me litar përpara popullit (në foto shihen mjaft fëmijë). Kjo lloj ekspozimi në popull është vërejtur edhe në disa raste të tjera në vitet e para të regjimit.

Besim Belishova u dënua me varje në litar në Mallakastër në një proces politik që pati 8 të ekzekutuar me vdekje. Veç tij, u pushkatuan: Bektash Cakrani, Tefik Sfiri, Feçor Belishova, Qazim Nazeraj, Isa Vrenozi, Mehmet Spaho. Hajdar Cakrani u dënua me varje në Fier. Procesi i dënimit të parisë së Mallakastrës u miratua më 26 korrik 1945 nga Enver Hoxha. Për t’u shënuar është fakti se disa nga të dënuarit e këtij procesi kishin qenë të internuar në Itali nga fashistët në kohën kur Enver Hoxha shiste cigare në dyqanin “Flora” në Tiranë.