MENU
klinika

Nuk u mbijetoi dot plagëve

Bie nga ndërtesa e lartë, vdes punëtori

22.10.2019 - 16:38

Një 40-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Kavajë pasi ka rënë nga një lartësi e madhe.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Golem, ku 40-vjeçari punonte në një objekt në rikonstruksion. Ai është dërguar në spital por për shkak të dëmtimeve nuk ka mundur të mbijetojë.

Informacion paraprak:

“Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi D. H., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.