MENU
klinika

Foto/ “Këto ditë të ftofta ju sjell pak dashuri"

Big Mama nuk rezervohet më, publikon…

11.10.2019 - 12:33

Këngëtarja e njohur, Big Mama, është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar lidhur me jetën e saj personale.

Të pakëta janë rastet kur kemi mësuar diçka për jetën private të saj, të cilën e ruan hermetike.

Mirëpo, duket se kësaj here, Big Mama ka vendosur të mos e mbajë lumturinë vetëm për vete, por ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar foto me partnerin e ri, i cili është një model turk.

Ai quhet Serhat Kaynarpinar dhe gjithashtu modeli ka ndarë në llogarinë e tij foto me këngëtaren shqiptare.

Me këtë veprim, çifti duket se ka “zyrtarizuar” lidhjen e dashurisë për të cilën askush nuk ishte në dijeni.

“Këto ditë të ftofta do ju sjell pak dashuri?… ?– shkruan këngëtarja krahas fotove romantike buzë detit.