Blendi Fevziu është shumë shpesh protagonist në media dhe më këtë nuk i referohemi vetëm programit të tij “Opinion” që transmetohet në Tv Klan 4 herë në javë.
I pranishëm në intervista, rrjete sociale, Fevziu përpiqet që të ekspozojë sado pak edhe familjen e tij. Por ndonëse me dy vajzat e shohim shpesh në foto, mungojnë ose janë shumë të rralla fotot me zonjën e tij, bashkëshorten e quajtur Ines.
Në ditëlindjen e 4-të të vajzës së vogël Alis, më 3 tetor, gazetari i mirënjohur ka publikuar pas kaq shumë kohësh një foto me Inesin ndërsa mbajnë në duar vogëlushen, shkrepur në festën e ditëlindjes që prindërit kishin organizuar pasditen e së enjtes.
Blendi dhe Ines janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë dalje të rralla publike. Ata janë prindër të dy vajzve: Mishel në të 20-tat dhe Alis 4 vjeç.