MENU
klinika

Vrasja në Kavajë

Burg për Bledar Toçin, i ati pranon kokainën

13.10.2019 - 11:16

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për policin e Burgjeve, Bledar Toçi, pas krimit që tronditi qytetin tre ditë më parë.

Efektivi i burgjeve akuzohet për vrasje, pasi në banesën e 30-vjeçares, Marsida Qatja, qëlloi për vdekje Dritan Haxhollin, ish i dashuri i shoqes së tij.

Masa e sigurisë atij iu komunikua nga spitali ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, pasi nga ngjarja mbeti i plagosur.

Ai u qëllua me kallashnikov nga 41-vjeçari, Haxholli. Plumbave të këtij të fundit, Toçi iu përgjigj me armën e shërbimit, duke e lënë të vdekur në vend.

kolana e librave

Gjithashtu, Gjykata la në burg edhe vëllain e policit, Bernard Toçi. Ky i fundit akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit nga policia, në banesën e tij u gjetën doza kokaine.

Por sot gjatë seancës gjyqësore, babai i tij ka bërë një deklaratë të papritur.

Duke dorëzuar një akt noterial, ai ka deklaruar se kokainën e përdorte vetë për efekt qetësues, duke pranuar kështu se është posedues i drogës së fortë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN