MENU
klinika

BE para një zgjedhje historike!

Cakaj: Koha për të hapur bisedimet e pranimit!

15.10.2019 - 09:31

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë se sot Bashkimi Europian ndodhet përpara një zgjedhje historike.

“Vendimi i sotëm do të jetë një provë për aftësinë e Bashkimit Europian për të realizuar premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme, duke u shndërruar në një shteg të rëndësishëm në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit”, shkruan Cakaj.

Sipas tij, një vonesë tjetër mund të ngadalësojë dhe prishë përparimin me reformat, duke rrezikuar besueshmërinë e rivalëve strategjik në Ballkanin Perëndimor.

Cakaj shton se: “Kjo është ora e Europës. Ne nuk kemi nevojë për tu izoluar dhe për të qenë të shkëputur dhe mënjanuar, por që Bashkimi Europian të jetë i hapur i drejtë dhe një dritë shprese në periudha të trazuara”.