MENU
klinika

Këngëtari ndan mendjen

Capital T braktis përgjithmonë muzikën?

20.10.2019 - 11:09

Një muaj më parë, reperi Capital T mbajti në “Sheshin Nënë Tereza” koncertin më të rëndësishëm të jetës së tij, i cili ishte një projekt gjigant që nuk e kishim parë më herët në vendin tonë.

“Time Capsule” u quajt projekti ku Kapo performoi hitet e tij që prej fillimeve të karrierës dhe mori dashurinë e madhe të publikut që mezi e priti koncertin e tij.

Në intervistat e tij para koncertit, reperi u shpreh se nata e koncertit dhe ndjesia që ai do të merrte nga publiku, do të vendosnin nëse do të dojë të bëjë ende muzikë, apo të largohet përfundimisht prej saj.

Duket se vendimi është marrë dhe këtë Capital T na la ta kuptojmë nga postimi i tij i fundit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Tik tak, tik tak, tik tak ⏳ • a ju kom mungu ? ?

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Fatmirësisht, Kapo do të qëndrojë në muzikë dhe po përgatit projekte të reja për ne!

Reperi ka publikuar një video ku njofton se dicka e re do të vijë shumë shpejt dhe jemi të bindur se bëhet fjalë për ndonjë super hit!

“Tik tak, tik tak, tik tak ⏳ • a ju kom mungu ? ?”- shkruan Kapo në videon që ka gëzuar fansat e tij.

Mezi po e presim surprizën e radhës!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T në koncertin e Drake