MENU
klinika

Shikoni çfarë ndodh me organizmin!

Çdo ditë një lugë çaji me mjaltë e shafran Indie

08.10.2019 - 10:04

Shafrani i Indisë është një erëz me shije dhe aromë karakteristike që vjen nga rrënja e Kurkumës pjesë e familjes së xhinxherit.

Enzimat aktive me veti antioksiduese dhe antiinflamatorë i ofrojnë organzimit shumë më shumë përfitime nga se mendoni ! Marrja e kësaj erëze në çfarëdolloj forme do t’ju ndihmojë, por nëse e përzieni me mjaltë benefitet do të jenë maksimale.

Kombinimi i shafranit dhe mjaltit ju jep përzierjen e njohur si “mjalti i artë”.

Është një ilaç natyral që mund të ofrojë përfitimet e mëposhtme:

Anti-inflamator;
Eleminon bakteret që shkaktojnë sëmundje të ndryshme;
Nuk ka efekte anësore negative në florën e zorrëve;
Përmirëson tretjen;
Rrit aktivitetin e baktereve të mira në zorrët;

kolana e librave

Në vend që të shkoni në farmaci për të blerë antibiotikë sintetikë dhe ilaçe, pse të mos provoni këtë përzierje? Së pari, përbërësit:

100 gram mjaltë;
Një lugë gjelle pluhur shafran Indie;

Përzieni me ndihmen e një luge përbërësit e mëposhtëm dhe ajo që ju mbetet është të merrni nga një lugë çdo ditë!

Nëse keni të ftohtë ose grip, duhet ta merrni në këtë mënyrë:

1. Dita e Parë: ½ lugë çaji çdo orë deri në 6 të pasdites
2. Dita 2: ½ lugë çaji çdo dy orë deri në orën 6 të pasdites.
3. Dita 3: ½ lugë çaji çdo tetë orë.

Ndonëse përzierja e mjaltit të artë është e sigurt për të gjithë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se ta provoni, veçanërisht nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç.