MENU
klinika

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë

Shqipëria rritje me 50 për qind të energjisë së rinovueshme

21.10.2019 - 17:10

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë  deklaroi se kapaciteti i energjisë së rinovueshme pritet të rritet me 50% nga viti 2019 në 2024.

Sipas raportit “Energjia e Rinovueshme 2019”,  rritja do të përkthehet në 1,200 gigavat dhe do nxitet nga rënia e kostove dhe politikave qeveritare.

Në vitin 2018,  kapaciteti i energjisë së rinovueshme preku 2,500 gigavat, dhe nëse dalin parashikimet e agjencisë, totali mund të prekë 3,700 gigavat në 2024.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Kapaciteti i referohet maksimumit që pajisjet mund të prodhojnë dhe jo sasisë që prodhohet aktualisht.  Panelet fotovoltaikë do zënë 60% të kësaj rritjeje, ndërsa turbinat e erës, 29%. Në total, pjesa e energjisë së rinovueshme në gjenerimin e energjisë në të gjithë botën, pritet të rritet nga 26%, në 30% në vitin 2024.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, tha se energjia e rinovueshme, që është aktualisht burimi i dytë më i madh në botë i energjisë elektrike, pritet të marrë vrull në të ardhmen e afërt.