MENU
klinika

Surprizon "Booker Prize"

Çmimi 2 shkrimtareve, njëra nga të cilat… me ngjyrë

15.10.2019 - 15:28

     “Booker Prize” për letërsinë angleze, shpalli fituese dy gra. Shkrimtarja kanadeze, Margaret Atwood dhe ajo anglo-nigeriane, Bernardine Evaristo, u shpallën fituese, respektivisht me: “Les Testaments” dhe “Girl, Woman, Other” – cilësuar si librat e vitit në anglisht.

E vlerësuar edhe 19 vjet më parë, romanciere dhe poete, Atwood këtë herë u nderua me çmim për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur i romanit “The Handmaid’s Tale”.

 

 

Libri “The Handmaid’s Tale”, publikuar në vitin 1985, u ekranizua në vitin 2017, duke rritur edhe shitjet e romanit, botimi në anglisht i të cilit, arriti në tetë milionë kopje në mbrë botën.

Shpesh e diskutuar si kandidate për çmimin Nobel në Letërsi, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar ndërkohë “Booker Prize” në vitin 2000, për romanin historik “The Blind Assassin”.

 

Çmimi “Booker Prize” për vitin 2019, iu dha gjithashtu edhe anglo-nigerianes, Bernardine Evaristo. Shkrimtarja, me “Girl, Woman, Other”, pasqyron kronikën e jetës së familjeve me ngjyrë, në Britaninë e Madhe.

“Jam gruaja e parë me ngjyrë, që nderohet më këtë çmim”, – theksoi 60-vjeçarja Bernardine Evaristo, të cilës i dukej e pabesueshme që vlerësohet më të njëjtin çmmim me një shkrimtare të tillë legjendë, si Margaret Atwood.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nobelisti Kazuo Ishiguro

Artisti i botëve alternative

Kadareja sigurisht JO!

“NOBELI mbetet brenda BE-së”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen