MENU
klinika

"Inane" premierë

Dashuria e pazakontë për 7 ditë, vjen në Millenium

17.10.2019 - 15:22

       U prezantua në kinema, premiera e filmit “Inane”, me regji nga Besnik Bisha. Me ngjarjet në Shqipërinë e viteve ’70-të, filmi sjell një histori dashurie krejt të pazakontë.

Filmi më i ri i regjisorit Bisha, bazohet në romanin “Verë pa kthim” të autorit Besnik Mustafaraj. “E pamend” aq sa edhe “Zoti mund të çuditet”! – kështu vjen subjekti i ekranizuar i historisë së e rrallë të dashurisë, në filmin “Inane”.

Filmi bazohet mbi një histori dashurie, një shpirt të tronditur nga dashuria. Sana (Anila Bisha, Rea Bisha) që jetën e saj e lidh me një premtim të kahershëm. Regjisori Bisha, e sjell në një ëndërr premtimin e dy të rinjve, një ëndërr që zgjat vetëm shtatë ditë. Janë shtatë ditë, që rikthejnë protagonistët Anila Bisha dhe Neritan Liçaj (Gori në film) 30 vite pas, në kohën e dashurisë së tyre të papërmbushur. Artistët kanë rrëfyer punën, për realizimin e filmit.

Filmi është një ëndërr, një pritje e gjatë e protagonistes, e cila mendon se një ditë, Gori do të vijë dhe kur të kthehet, gjithçka do të rinisë atje ku ishte lënë. Ne, në fakt, në film e quajmë si një veprim të drejtë, por në një kohë që mosha ecën edhe gruaja humbet orën biologjike. Mendoj se njeriu ka moshë edhe ka orë biologjike. Ndjenja e mëmësisë bën të vetën. Prandaj, kjo pritje është e pamend. Çdo pritje ka një kufi, që nuk duhet që t’i kalojë përmasat njerëzore”, – ka thënë, Besnik Bisha.

 

 

Edhe për aktoren Anila Bisha, e cila në këtë film është protagonist, ky personazh është shumë kompleks për peshën emocionale që nbart. Megjithatë, ajo mendon se çdo grua duhet të jetojë, jetën se është e bukur, duke mos iu nënshtruar as për shkak të rrethanave.

Veprimi i Sanës është që ajo u mbyll brenda guaskës së saj edhe iu nënshtrua fatit, por jeta është e bukur edhe duhet jetuar”, – shprehet protagonistja, Anila Bisha.

 

 

E njoh Besnik Bishën, që nga filmi i tij i parë, deri tek ky i fundit. Më pëlqen, se ai ka guximin të ndryshojë dhe kjo, shihet në të gjithë filmat që ka realizuar. “Inane” është një nga filmat më të mirë që ka bërë deri tani”, – ka thënë për mediet, kineasti Kristaq Dhamo.

Regjisori Bisha, në këtë film të mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, sjell në bardhezi kinemanë e viteve ’70, me ngjarjet të jetuara në të njëjtën periudhë. Xhirimet janë realizuar në Shqipëri (Korçë, Durrës, Tiranë). Ndërsa, filmin, mund ta ndiqni në kinema.