MENU
klinika

Holanda propozon ndarjen e Shqipërisë nga M. e Veriut

Debatet e vona/ Macron nuk dorëzohet para Merkel

18.10.2019 - 10:17

Krerët e shteteve anëtare debatuan mes tensionesh deri në mesnatë lidhur më çështjen e zgjerimit.

Por, ata nuk ishin në gjendje të dakordësoheshin as lidhur me një marrëveshje që do të inkurajonte Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, apo për shtyrje të vendimit zyrtar.

Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi ashpër hapjen e negociatave për anëtarësimin, duke mbizotëruar ndaj liderëve të tjerë, përfshirë gjermanen Angela Merkel dhe presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, raporton A2 CNN.

Sipas Politikos, kryeministri holandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm që do të lejojnte nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke detyruar Shqipërinë të presë, por në fund krerët e shteteve nuk ranë dakord për veçimin e dy vendeve.

Fleksibilitetin për Shkupin, kryeministri holandez e bëri të qartë edhe më herët gjatë ditës:

“Ju e dini pozicionin tonë. Për Shqipërinë është një JO e qartë. Nëse shikon se çfarë ndodh, nuk ka avancime ose ndryshime.

Nëse shikon Maqedoninë e Veriut, ata janë në një pozicion më të mirë se Shqipëria. Kanë ndodhur më shumë gjëra!

Por, edhe aty ka shumë detyra për të bërë! Por, gjykimi im është që për të dyja vendet do të ketë një JO.

Për Shqipërinë, Parlamenti im më ka dhënë një JO të qartë për të votuar sonte me të cilën unë bie dakort!

Për Maqedoninë e Veriut, më pak eksplicite, por ato kanë shumë për të bërë”.

Megjithëse Gjermania e krerët e tjerë të vendeve të bllokut që mbështesin zgjerimin shprehën qëllimin për të ushtruar trysni ndaj Macron për ta bindur të ndryshojë qëndrim, pesimizmi në ditën e parë të samitit ishte i qartë.

UrsulaVon Der Leyen tha:

“Fatkeqësisht, shenjat nuk janë të mira dhe nuk është e sigurtë nëse do të kemi një vendim sot.

Më vjen shumë keq pasi mendoj se të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për t’iu afruar standardeve të Bashkimit Europian.

Për mua ishte shumë e rëndësishme që ato të merrnin një sinjal pozitiv”.